Një situatë konfuze është krijuar në media një ditë më psarë lidhur me vdekjen e Aldi Ramës, autorit të vrasjes së efektivit të policisë Saimir Hoxha. Fillimisht 21-vjeçari u raportua i vetëvrarë, ndërsa më pas policia njoftoi se ai ishte plagosur dhe ishte dërguar në spital për ndihmë.
Ndërsa vdekja e Ramës u njoftua mëngjesin e së martës, një foto e shpërndarë në rrjetet sociale, dukej se ngirit sërish dyshime.
A kishte vdekur Aldi Rama në vend? Gazetari Spartak Koka ka dhënë shpjegimin e tij në emisionin “Opinion”.
“Fillimisht policia e konstatoi të vdekur, por kur ka ardhur ambulanca ka konstatuar që është me shenja jete.
Sipas hetuesve Aldi Rama ka mbërritur me shenja jete në spital dhe ka humbur jetën sot rreth orës 5:35 nga plumbi që ka marr në pjesën e kokës”, tha gazetari.
Koka shtoi se shumë shpejt do të ketë informacione të reja lidhur me çështjen e Aldi Ramës, për tendencat e tij agresive edhe për sjelljet e dhunshme që ka patur ndaj personave të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.