×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Abuzoi seksualisht me vajzën e tij, arrestohet babai monstër

    Reporteri
    09 Korrik 2019 | 23:33

    Policia shqiptare ka arrestuar babain që për tre vite kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij.


    Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

    Vajza kishte bërë më herët denoncimin ndaj babait, por ai ishte njoftuar nga efektivët.

    ”Bëra denoncimin, por sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic shok i tij”, shprehet vajza.

    “Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin , ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg,”- tregon 18-vjeçarja e cila ishte detyruar të tërhiqte kallëzimin.

    Burri është arrestuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!