Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është duke zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Takimi vjen pas vendimit të qeverisë për të strehuar në vendin tonë shtetas afganë të rrezikuar nga regjimi taleban.
Pritet që ministrja dhe kryediplomatja amerikane të mbajnë një komunikim për mediat për të dhënë më shumë detaje rreth strehimit të afganëve.
Në Shqipëri do të vijë sot avioni i parë me afganë, ndërsa kanë nisur përgatitjet për strehimin e tyre në Tiranë dhe Durrës. Në kryeqytet një pjesë ebtyre do të qëndrojnë në godinat e konvikteve në “Qytet Studenti”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.