×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Air Albania” rinis fluturimet, ja kush do të jetë destinacioni i parë

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 23:44

    “Air Albania” ka njoftuar rinisjen e fluturimeve të rregullta nga data 22 qershor.


    Lajmi është bërë i ditur nga kompania shqiptare përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.

    Mësohet se të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

    Destinacioni i parë i fluturimeve do të jetë Stambolli.

    “Më 22 Qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve. #AirAlbania”, thuhet në njoftimin e “Air Albania”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!