×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Akademiku Moikom Zeqo në gjendje kritike për jetën

    Reporteri
    31 Gusht 2019 | 19:34

    Anëtari i Kolegjiumit të gazetës Dita, një nga bashkëpunëtorët tanë më të çmuar, akademiku Moikom Zeqo, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.


    Moikomi i është nënshtruar një terapie intensive, për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore.

    Ai vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë.

    Në këto momente të vështira që po kalon ky njeri me vlera të jashtëzakonshme, erudit dhe me kontribut të spikatur në shumë fusha, i janë gjendur pranë shumë miq e shokë dhe kolegë.

    Janë të pambarimtë ata që i kanë telefonuar dhe dërguar mesazhe nga të katër anët e vendit.

    Moikomi në këto momente kritike ka shumë nevojë për këtë mbështetje shpirtërore që i kanë dhënë e po japin dashamirët e tij të shumtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!