Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Dushk.
Mësohet se një mjet transporti mallrash tip furgon, ka goditur një grua rreth të 60-ve ende e paidentifikuar, e cila ka ndërruar jetë në vend.
Viktima ka qenë duke kaluar autostradën mbi trafikndarësen e betonit është përplasur nga furgoni. Shkak është bërë edhe errësira.
Drejtuesi i furgonit është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për rrethanat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi:
Në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, në fshatin Dushk, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi O. Gj., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore (dyshohet endacake), e cila ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe identifikimin e shtetases që ka ndërruar jetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.