×
  • Lajme
  • Shqipëria / FOTO/VIDEO

    Aksident i frikshëm në Durrës, makinat fluturojnë mbi njëra-tjetrën dhe përfundojnë jashtë rruge

    Reporteri
    30 Korrik 2023 | 19:03

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Durrës-Rrogozhinë në afërsi të mbikalimit në Lekaj.

    Siç raportojnë mediat shqiptare, se një automjet tip Volkswagen me targa AB 743 HX, ka frenuar dhe si pasojë makina tip Audi me targa AB 540 FN, ka humbur kontrollin dhe ka hipur sipër Volkswagen-it, dhe më pas ka rënë në krahun tjetër të autostradës dhe ka dal në arë.

    Si pasojë është dëmtuar vetëm shoferi i Audisë, të cilit i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Kavajës. Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!