×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i frikshëm në Fushë-Krujë, humb jetën një person

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 23:04

    Një aksident i rëndë është regjistruar sot në mbrëmje në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.


    Burime nga policia bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, ku dhe si pasojë ka ndërruar jetë një prej shoferëve. Deri më tani janë dy të plagosur që udhëtonin me mjetin tjetër.

    Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, përplasja ka qenë fatale, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!