Videoja e një aksidenti rrugor po qarkullon së fundmi në mediat greke, ku një 37-vjeçare dhe vajza e saj kanë humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Kretë dhe në video shfaqet fillimisht makina e zezë që drejtohej nga 37-vjeçarja, e cila po merr një kthesë dhe para saj mbërrin me shpejtësi një furgon i bardhë që drejtohej nga një shqiptar 22-vjeçar.
Për shkak të shpejtësisë së madhe, ai nuk arriti të frenonte në kohë dhe për pasojë shtetësja greke dhe vajza e saj 3-vjeçare mbetën të vdekura. Shqiptari ndodhet në gjendje kome në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.