×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, shoferi nxirret i bllokuar në furgon

    Reporteri
    14 Nëntor 2022 | 7:53

    Forcat zjarrfikëse kanë mundur që të nxjerrin shoferin e një furgoni që kishte mbetur i bllokuar në automjet pas një aksidenti.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës pranë fshatit Devren në aksin e rrugës Thumanë-Fushë Krujë.

    Mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Aksidenti ndodhi rreth një orë më parë kur një fuoristradë u përplas me një furgon mallrash.

    Shkaqet e aksidentit nuk ndihen ende ndërsa i lënduar mbeti dhe një person tjetër. /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!