×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Bulqizë, vdes 30-vjeçari

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 8:23
    Foto ilustruese

    Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë.


    Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Ballejë-Krastë, ku një automjet tip “Mitsubish” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

    Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit i identifikuar si D.Gj, 30 vjeç, banues në Martanesh.

    Grupi hetimor i mbërritur në vengjarje ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit të rëndë me pasojë vdekjen e të riut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!