Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Fier Ballsh, në afërsi të vendit që njihet si Ura e Ballshit.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se për pasojë ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.
Të dy udhëtonin me motor kur janë përplasur nga një makinë tip “Ford”.
Identiteti i tyre nuk dihet ende, por mësohet se viktima është i moshës 16 vjeç dhe i plagosuri 18.
Ky i fundit është dërguar në spital për mjekim me fraktura të rënda.
Kalimtarë të rastit kanë pohuar se trupi i viktimës është gjymtuar.
Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.