Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Hot i Ri-Postrribë, ku një mjet “Volkswagen” është aksidentuar me një tjetër automjet tip “Mercedes Benz”, e për pasojë ka gjetur vdekjen një 30-vjeçar.
Sipas informacioneve të para nuk dihet ende identiteti i viktimës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për sqarimin rrethanave e aksidentit, raporton TCh.
Shkodër/ Informacion Paraprak
Më datë 20.06.2020 ora 21:30, në aksin rrugor Hot i Ri – Postrribë, në fshatin Hot i Ri, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshire mjeti Volkswagen dhe mjeti Mercedes Benz, për pasojë ka gjetur vdekjen një shtetas rreth 30 vjeç, për momentin i pa idetifikuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.