Një aksident i trefishtë ndodhi këtë të shtunë në afërsi të fshatit Gurishtë, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në Shqipëri
Siç raportojnë mediat atje, 3 makinat u përplasën me njëra-tjetrën e për pasojë 7 persona mbetën të lënduar, mes tyre 2 fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.
Ata janë dërguar të gjithë në spitalin e Korçës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë parakalimi i gabuar nga një prej automjeteve, si dhe moti i keq.
Si pasojë e përplasjes njëra prej makinave përfundoi jashtë rruge dhe ra në kanal.
Me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti, në vendin e ngjarjes po punon një grup hetimor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.