×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Tiranë, makina e policisë përplaset me një mjet tjetër, plagosen 3 persona, mes tyre dy efektivë

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 11:49

    Ditën e sotme një aksident është regjistruar tek “kryqëzimi i Bërxullit” në kryeqytet.


    Në aksident është përfshirë një automjet i policisë dhe si pasojë e përplasjes janë lënduar dy punonjës policie dhe pasagjerja e automjetit tjetër.

    Sipas uniformave blu të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

    Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 07.02.2021, rreth orës 10:18, në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!