×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Tiranë, taksia rrëzon shtyllën elektrike

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 9:09

    Një tjetër aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, por fatmirësisht pa të lënduar.


    Shoferi i një taksie ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me një shtyllë betoni. Siç shihet dhe nga pamjet, përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa ngjarja është shënuar pranë vendit të njohur si ‘Pallati me Shigjeta’.

    Taksia ka devijuar rrugën dhe është përplasur fort me një shtyllë të energjisë elektrike, të cilën thuajse e ka rrëzuar.

    Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!