Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e ndodhur në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.
Ora Neës siguroi pamjet e aksidentit. Siç mund ta shikoni në video, ajo po ecte në këmbë e shoqëruar nga një burrë, kur një makinë vjen me shpejtësi nga krahu tjetër i rrugës dhe i përplas të dy dhe largohet me shpejtësi.
Pas goditjes burri arrin të ngrihet dhe tenton të ndjekë mjetin, ndërsa kalimtarët shkojnë për tu dhënë ndihmën e parë. Policia informon se drejtuesi i mjetit është një djalë 22 vjeçar banues në Durrës i cili tashmë është shpallur në kërkim.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen A. G., 74 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetasja A. G. ndodhet nën kujdesin e mjekëve” informoi policia e Durrësit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.