×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë trafiku, vdes 36 vjeçari

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 8:51

    Një 36 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë natës në Tiranës.


    Policia e Tiranës sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:50 në afërsi të Ndroqit.

    36-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij dhe është përplasur me një makinë tjetër që drejtohej nga V.B.

    Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e drejtuesit të mjetit tjetër.

    Policia ndërkohë bën me dije se lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!