Një aksident i rëndë rrugor me pasojë plagosjen e katër personave ka ndodhur në aksin Shëngjin-Lezhë.
Sipas policisë mjeti me drejtues K.N.,24 vjeç, banues në Lezhë është përplasur me mjetin me drejtues A.K., 36 vjeç,banues në Kosovë.
Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët E.V., 28 vjeç, banues në Tiranë; L.N., 20 vjeç, banues në Lezhë; B.K., 35 vjeçe, banuese në Kosovë dhe i mituri A.K.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë parakalimi i gabuar nga njëri prej automjeteve që është përplasur me automjetin tjetër, në zonën e quajtur “Lagje e Shaljanëve”.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca dhe policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, raporton shqiptarja.com.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata trafiku ndërsa makina ngjyrë të zëzë me targa kosovare, siç duket në pamje për disa minuta ka qëndruar në ajër për shkak të rënies në një kanal buzë rrugës.
Njëri prej makinave është një ‘benz’ me targa ‘AA 866 GG’. Ngjitur me makinën tjetër ka qenë edhe një shtyllë elektrike por fatmirësisht nuk është shkëputur, pasi në të kundërt pasojat mund të kishin qenë fatale për shkak të rrymës.
Gjithashtu ë vendin e ngjarjes po ashtu ka shkuar edhe zjarrfikësja ku kanë larë rrugën nga vaji i derdhur në rrugë në mënyrë që të mos bëhet burim aksidenti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.