×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident mes 5 makinave në Durrës, lëndohet një vajzë

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 9:36

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.  “BalkanWeb” raporton se aksidenti ndodhi rreth orës 05:40 të mëngjesin pranë Currilave.


    Pesë automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa një vajzë e re sipas dëshmitarëve ka mbetur e plagosur.

    Ajo është transportuar me ambulancë në spital. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!