×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në aksin Klos-Burrel, vdes 73-vjeçari

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 20:01

    Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Klos-Burrel.


    Një automjet ka përplasur një këmbësor, B.M. 73 vjeç.

    Si pasojë e goditjes së fortë, 73-vjeçari ka përfunduar në spital dhe më pas ka ndërruar jetë.

    “Në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi R. D., banues në Dibër, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin B. M., (këmbësor), ku për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.

    B.M. po ecte pranë rrugës në momentin që është goditur nga makina.

    Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!