Një 60-vjeçar është përplasur nga një kamion pasditen e sotme në Durrës.
Sipas burimeve për “BalkanWeb” ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.14 ku shtetasi V. B., 29 vjeç, duke drejtuar një kamion ka përplasur biçiklistin shtetasin P. H., banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes shtetasi V. B., është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.