Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në Durrës, ku një makinë tip ‘Smart’, është përplasur me motorin tip “Hunda”.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur drejtuesi i makinës, icili është identifikuar si S. L., 23 vjeç, ndërkohë që është shoqëruar në polici shtetasi D.K.
“Më datë 22.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasi S. L., 23 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, është përplasur me motorin tip “Hunda”, me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi S. L., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. “- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.