×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Aksident në Fier, vetura përplas 23-vjeçarin me motor

    Reporteri
    14 Qershor 2020 | 23:22

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.


    Një automjet i tipit “Fiat” ka përplasur një 23-vjeçar me motor, i cili është në kujdesin e mjekëve në spital.

    Drejtuesi i motorin është Valter Bodaj, ndërsa shoferi i makinë tip “Fiat”, Mynyr Troka.

    “Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, është përplasur motori me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.” – njofton policia.

    Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, Troka dhe po kryhen veprimet proceduriale.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!