×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Itali, vdes tragjikisht 42-vjeçari shqiptar

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 22:32

    Një 42-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali.


    Sipas mediave italiane, viktima ështe shtetasi Mentor Carkaxhia me origjinë shqiptare, por banues në Bondeno.

    42-vjeçari po drejtonte në drejtim të kundërt makinën e tij “Chervrolet”, e cila goditi makinën “Peugeot”, në të cilën ndodhej çifti i moshës 41 dhe 46 vjeç.

    Çifti është dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

    Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!