×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Kuçovë, përplaset për vdekje 40 vjeçari

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 23:49

    Një 40 vjeçar  humbi jetën mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor.


    Ngjarja ndodhi në Urën Vajgurore ku një automjet tip Benz përplasi për vdekje shtetasin A.D, 40 vjeç banues në fshatin Tapi të Kuçovës.

    Njoftimi i Policisë:

    Rreth orës 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”, shtetasi R.D  duke drejtuar  i mjetit e tij tip benz, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!