×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, 4 të lënduar

    Reporteri
    23 Korrik 2020 | 8:13

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku janë përplasur dy automjete.


    Nga aksidenti kanë mbetur të 4 persona, fatmirësisht të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

    ”Më datë 23.07.202, rreth orës 07:20, në rrugën dytësore Tiranë- Durrës, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues P.P., me mjetin me drejtues J.P., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D.M.,21 vjeçe, E.B., 33 vjeçe, L.M.,21 vjeçe dhe L.D., 42 vjeçe, të cilat u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!