E shtuna e aksidenteve në Fier ka shënuar një tjetër dalje nga rruga të një automjeti, i cili ka përfunduar në kanal. Ngjarja këtë herë, ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Bacinozit”, në aksin Fier-Seman. Për pasojë një 36-vjeçar mbeti i plagosur rëndë. Ai u dërgua me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi E. R., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, tha policia në një njoftim për mediat.
Siç shihet edhe në këto pamje automjeti me të cilën udhëtonte 36-vjeçari është shkatërruar thuajse plotësisht.
Ky është aksidenti i tretë që ndodh në Fier vetëm gjatë orëve të pasdites, duke e çuar në 6 numrin e të plagosurve. /klan tv