Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në Lushnje.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Karbunarës”.
Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin L.Ç, 42 vjeç është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.K.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët në mjetin tip “Benz” , shtetasit S.Ç, 73 vjeç; M.Ç, 50 vjeçe, E.Ç, 13 vjeç dhe L.Ç, 73 vjeçe si edhe drejtuesi i mjetit “Fiat” bashkë me pasagjerin, shtetasin I.K, 51 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.