Një aksident ka ndodhur në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Në bordin e njërit prej automjeteve kanë qenë tre fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime, megjithëse janë tronditur psikologjikisht.
Nga automjetet e përfshira në aksident ka patur vetëm dëme materiale, raporton shqiptarja.com.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit dhe mosrespektimi i sinjalistikës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.