×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident tragjik në Fushë-Krujë, 4 të vdekur

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 8:16

    Një aksident tragjik me katër viktima ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjen së sotme në autostradën Fushë Krujë-Laç.


    Në kryqëzimin e Borizanës, një automjet “Audi” me targë AA 848 ZZ që drejtohej nga shtetasi Flamur Visha është përplasur me një kamion me targa të Kosovës, duke e goditur nga pas.

    Për pasojë tre persona gjetën vdekjen në vend, ndërsa i katërti ndërroi jetë gjatë transportit për në spitalin e Traumës. Viktimat janë nga fshati Larushk.

    Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

    Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

    Ende nuk dihet nëse makina tip ‘Audi’ kishte autorizim për të qarkulluar.

    Vendi ku ndodhi aksidenti është një nga pikat e zeza ku janë shënuar disa aksidente, ndërsa aksi nuk ka ndriçim duke vështirësuar lëvizjen për drejtuesit e makinave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!