Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur përgjatë Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e së shtunës 16 mars.
Sipas medieve italiane, dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Tre personat, pak pas orës 22:00, po udhëtonin me një BMW të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur, kur shoferi humbi kontrollin e makinës.
Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë, dhe dy personat e tjerë janë djegur brenda BMW-së. Personi i plagosur ka dalë nga dritarja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.