Një familje shqiptare është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Itali, i cili i ka kushtuar jetën një gruaje që ishte pasagjere e mjetit.
Makina ka dalë jashtë kontrollit thonë mediat italiane, duke përfunduar jashtë rruge në rrethana ende të paqarta.
Gruaja fatkeqësisht ka ndërruar jetë në vend. Ekipet e ndihmës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të. Identiteti i viktimës dhe në përgjithësi dhe ai i familjarëve të përfshirë në këtë ngjarjes, nuk është bërë ende publik.
Dy persona të tjerë, ndër të cilët një djalë mbetën të plagosur e u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familja shqiptare punonte në një prej fushave në Basilicata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.