Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Lezhë, ku kanë vdekur K.M. dhe e fejuara e vëllait të tij, A.A. vetëm 16 vjeç.
Makina tip “Pegeot ” me të cilën po lëviznin, ku drejtues ishte 24-vjeçari ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin ndarës të një shtëpie.
Përplasja ka qenë fatale, ku pjesa e xhamit të përparmë është bërë copash bashkë me anën e majtë të makinës.
Shqipëria u trondit nga ky aksident tragjik, në ditën më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë, Krishtlindjen, e cila ishte e fundit për të rinjtë.
Ata ishin nisur drejt Talës, ku edhe familja e djalit banonte, për të festuar, gjë e cila nuk ndodhi. Ata nuk shkuan kurrë, ndërsa prindërit po i prisnin me tavolinën shtruar e sytë nga dera.
“Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A”, sipas njoftimit të policisë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të kësaj të shtune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.