×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident tragjik, vetura e parë godet me pasqyrë këmbësorin, i dyti e shtyp për vdekje

    Reporteri
    28 Dhjetor 2021 | 19:37

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Berat. Vetura e drejtuar nga një shofere ka shkelur për vdekje një këmbësor.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se ngjarja ndodhi në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë.

    Shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin, ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.

    Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!