×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti në Gramsh, arrestohet në spital shoferi, drejtonte mjetin duke folur në telefon

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 23:23

    Policia ka arrestuar shoferin e minibusit që u aksidentua ditën e sotme në Gramsh, ku humbi jetën 30 vjeçari Ledian Lami dhe u plagosën 9 persona të tjerë.


    Efektivët ia kanë komunikuar urdhrin e ndalimit shoferit Arjol Xhepexhiu në spital, ku po merr trajtimin mjekësor, pasi edhe ai mbeti i plagosur në aksident.

    Ndërkohë bëhet me dije se të plagosurit janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, por do të qëndrojnë në spital për të qenë nën mbikëqyrjen mjekësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!