×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti tragjik shuan familjen shqiptare në Greqi

    Reporteri
    15 Nëntor 2021 | 16:06

    Tre shqiptarë anëtarë të së njëjtës familje kanë humbur jetën këtë të hënë në një aksident tragjik në Greqi.

    Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ksiniadha, në aksin e autostradës E65, që lidh Athinën me aksin e Greqisë qëndrore.

    Viktimë ka mbetur kryefamiljari 46 vjeç, bashkëshortja 43 dhe vajza 22 vjeç. Mësohet se djali i familjes, 17 vjeç është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme në spital.

    Burimet e mediave lokale shkruajnë se automjeti në të cilën lëvizte familja shqiptare, në rrethana ende të paqarta ka humbur kontrollin, duke u përplasur pastaj me një mjet tjetër, i cili rezultoi të ishte një autobot që po transportonte gaz.

    Përplasja ishte fatale dhe tre prej katër anëtarët e familjes shqiptare vdiqën në vend, ndërsa djali i mitur i familjes është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!