Dy mjete lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin në Liqenin e Komanit. Disa persona kanë mbetur të lënduar, por ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Mjetet po udhëtonin nga Komani në drejtim të lumit të Shalës ndërsa ende nuk janë të qarta shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.