Një aksident mes pesë makinave është regjistruar në rrugën e ‘Rinasit’, në Tiranë, mbrëmjen e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë si pasojë e lagështirës pesë makina janë aksidentuar.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital, teksa po marrin ndihmën e parë, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Informacion paraprak:
Më datë 29.12.2020, në rrugën e “Rinasit”, dyshohet si pasojë e lagështirës janë përfshirë në përplasje 5 mjete. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 shtetas, të cilët po dërgohen në ambulancë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.