×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Aksidentohet makina e ambasadës ruse

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 18:57

    Pasditen e sotme, si pasojë e motit të keq janë shënuar tre aksidente në Librazhd, Rrogozhinë dhe në Balldren me pesë persona të plagosur.


    Report Tv, raporton se në Librazhd një makinë e ambasadës ruse, me targa diplomatike ka humbur kontrollin te kthesa e urës së Murrashit duke u përplasur me një tjetër mjet, tip ‘Benz’.

    Si pasojë e aksidentit tre persona janë plagosur, çifti rus që ndodhej në makinën me targa diplomatike dhe personi që ndodhej te ‘Benz’-i që u përplasën.

    Çifti rus që po udhëtonin në drejtim të Librazhdit janë Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina 35-vjeç.

    Nikhain Kruchinina mësohet se ka thyer dorën si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup. Personi që po drejtonte makinën tip ‘Benz’ është Besnik Gora. Ai është transportuar në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore.

    Report Tv ka siguruar pamjet nga aksidenti në Librazhd. Kthesa e Murrashit në dalje të Librazhdit është një nga pikat e zeza që janë evidentuar duke kërkuar ndërhyrje.

    Ndërkohë që në Rrogozhinë janë plagosur dy persona, pasi makina ku po udhëtonin ka dalë nga rruga. Pasdite u shënua një aksident edhe në Balldren.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!