×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidentohet një tjetër autobus në Tiranë, përplaset me stacionin e pasagjerëve

    Reporteri
    02 Maj 2022 | 13:54

    Një tjetër urban është aksidentuar mesditën e sotme në Tiranë, pas autobusit të linjës së “Unazës së Re” i cili ra në Lanë të premten e 29 prillit.

    Autobusi i linjës “Qyteti Studenti” është përplasur në stacionin ku presin qytetarët përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Si pasojë e përplasjes është thyer xhami i përparmë i autobusit dhe xhami i stacionit.

    Ky aksident vjen tre ditë pasi një tjetër autobus përfundoi në Lanë, duke shkaktuar edhe plagosjen e pasagjerëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!