Është lënë në burg prokurori i Kukësit Edmond Karriqi. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe korrupsionit ka dhënë masën arrest me burg për prokurorin e akuzuar për korrupsion, ndërkohë që e njëjta masë sigurie u dha edhe për shoferin Isuf Gega.
Drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, u arrestua të mërkurën me kërkesë të SPAK, dyshohet se ka përfituar një ryshfet prej 2 mijë euro. Afera korruptive ka pasur si qëllim lehtësimin e masës së sigurisë për një person, që po hetohej nga Prokuroria e Kukësit për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”.
Të mërkurën, bashkë me prokurorin e Kukësit, Kariqi, u arrestuan Isuf Gega dhe dy personat me iniciale D. D. dhe E. B. Më herët, ndaj tyre ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Posaçme për akuzën e “korrupsionit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.