Kryeministri Edi Rama ka publikuar footn e fëmijës së parë afgan që lindi në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Qeverisë i ka njohur shqiptarët me të voglin që prindërit e pagëzuan me emrin shqiptar, Albi.
“Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri quhet Albi. Ardhja e tij në jetë pasi prindërit ndoqën lirinë nga toka e tyre drejt Shqipërisë, është një mesazh domethënës i vazhdimësisë së jetës edhe në kohë të vështira,”- shkruan Rama krah fotos.
Foshnja erdhi në jetë ditën e sotme në maternitetin e Spitalit të Lezhës. Ai është fëmija i afgan që lind në vendin tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.