×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Alvin Berisha vjen në Durrës, sa ka ndryshuar vogëlushi që i shpëtoi “ferrit” në Siri

    Reporteri
    29 Qershor 2020 | 23:26

    Alvin Berisha, vogëlushi i cili u shpëtua nga kampi Al Hol në Siri ka mbërritur në Durrës me babain e tij.


    Ky i fundit, Afrim Berisha ka postuar në profilin e tij në Instagram disa foto me djalin e tij pranë portit.

    Djali duket se është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.

    Ai mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri ku fatkeqësisht humbi jetën nëna e tij.

    Por duket se ai e ka marrë veten nga dëmtimi dhe duket i lumtur pranë babait të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!