×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasada amerikane në Tiranë jep njoftimin për aplikuesit e Lotarisë për Green Card

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 16:53

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka këshilluar të gjithë aplikuesit e Lotarisë për Green Card që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për vizën.

    Përmes një lajmërimi në Facebook, Ambasada bëri me dije se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezulton fitues apo jo.

    “Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përmban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj”, shkruan Ambasada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!