×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Ambasada ruse i ofron vaksinën ‘Sputnik V’, Rama e quan provokim qesharak

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 11:48

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e quajtur qesharake ofertën e Ambasadës së Rusisë në Tiranë, që Shqipëria të marrë vaksinën ruse ‘Sputnik V’.


    Diplomatët rusë e kanë ndërlidhur këtë ofertë me një postim të drejtorit të zyrës për Komunikim me Publikun, në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga, në të cilin ai e quan lajm të mrekullueshëm fillimin e shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer BioNtech, në vendet e Bashkimit Evropian.

    “Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliardë doza të preparatit”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Ambasada e Rusis në Shqipëri.

    Në atë postim Fuga thotë se “e gjithë popullata e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të krahasohet me atë të një vendi anëtar të BE-së”, duke shtuar se në pandemi BE-ja mund të jetë e sigurt nëse janë edhe fqinjët e saj.

    Ndërsa, kryeministri Edi Rama e ka quajtur ofertën e ambasadës rusi si një provokim qesharak, duke shtuar se fillimisht kishte menduar se ishte një “meme”.

    ” Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisw kishte postuar nga Twitter i Endri Fugës, retweet të Ursula Von Del Leyen, sepse për një shtet serioz është e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprijë ndonjë demarshi pranë shtetit rus sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk çshtë mirë që një vend si Rusia të bëhet qesharake, me një ambasadë që është e rëndësishme të sillet sikur është seksion i portokallisë, shpreh keqardhje se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve. Ne jemi të fokusuar tek vaksinat e Pfizer, AstraZeneca dhe Modernës. Shtetet me të cilët ne komunikojmë në BE janë të drejtuara drejt këtyre kompanive. Nuk shprehim rezerva qoftë vaksinën kineze dhe ruse, por për momentin duke parë të tjerë ne jemi fokusohemi në këto drejtime. Nëse do të lindë nevoja ne do të shohim dhe alternativa të tjera”, tha Rama. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!