Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në Vlorë.
Ajo ka publikuar një foto në rrjetin e saj social “Instagram”, ku shfaqet me disa të moshuar që banojnë në qytetin bregdetar.
Krahas fotos, ajo përshëndet edhe ndjekësit e saj: “Mirëdita nga Vlora”
Kujtojmë se një ditë më parë, po nga ky qytet, ambasadorja Kim i është përgjigjur ish-kryeministrit, Sali Berisha pas deklaratave të bëra një ditë më parë nga ky i fundit lidhur me vendimin e departamentit te shtetit për ta shpallur “non grata”.
Diplomatja e lartë theksoi se Shqipëria po ndryshon dhe se askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.