×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Amerika ndihmon Shqipërinë me pajisje emergjente

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 14:32

    Qeveria e Shteteve të Bashkuara sot u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisje për raste emergjencash, në mbështetje të situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.


    “Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave”, thotë ambasada.

    Postimi i plotë i Ambasadës amerikane:

    “Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave. #ShBAQendronKrahShqiperise”, thuhet në postim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!