×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Analiza e qeverisjes, Rama: Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti

    Reporteri
    09 Janar 2024 | 22:50

    Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Shëngjin kabinetin qeveritar, në një takim të zgjeruar dyditor ku në fokus janë objektivat për vitin 2024.

    “Mbledhja e fillimvitit për prioritetet e 2024 në parlament, qeveri dhe parti”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale krahas fotove të publikuara.

    Kabineti qeveritar, grupi parlamentar dhe sekretariati i kësaj force po diskutojnë prej mëngjesit të sotëm për organizimin si në qeverisje, ashtu dhe në parlament e në parti.

    Mësohet se në fokus të diskutimeve në këtë mbledhje do të jetë analiza dhe vlerësimi i punës së çdo ministrie për vitin që lamë pas.

    Përveç ministrave, në këtë takim janë të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, si edhe krerët e komisioneve parlamentare, zv.ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!