Andrey Shugurov, zyrtari i lartë rus në Tiranë ka thyer rregullat e Covid-19.
Sipas “JOQ Albania ”, më 02 prill 2020, në kulmin e ndalimit të qarkullimit dhe distancimit social, automjeti me targa “CD2133A”, Shugurov ka udhëtuar nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut nga pika kufitare në Qafëthanë në orën 10:48, dhe ka hyrë në Shqipëri pasditen e të njëjtës datë, duke thyer kështu rregullat e COVID-19.
Me automjetin me targa “CD2133A”, i cili është i regjistruar në emër të Ambasadës ruse në Tiranë, udhëtonte Andrey Shugurov, i cili ka debatuar ashpër me kontrollorët në doganë dhe është prezantuar si “Ambasador i plotfuqishëm në Shqipëri”, si dhe nuk i është bindur punonjësve të doganës, madje për këtë rast një nga punonjësit që ishte në punë atë ditë është shkarkuar nga puna.
Andrey Shugurov ka kohë që është prezent me aktivitetin e tij në rajon. Aktualisht është i emëruar në pozitën e Zëvendës Ambasadorit rus në Shqipëri, ndërsa në të kaluarën ka punuar edhe pranë Zyrës Ndërlidhëse ruse në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.